Histori/ “Porti ynë në rrjedhën e viteve” (foto), krijimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Porteve

Në shkurt të vitit 1948 u krijua Drejtoria e Përgjithshme e Porteve shqiptare me qendër në Durrës.


Sipas historikut “Porti në rrjedhën e viteve”, në këtë periudhë nisi edhe ndërtimi i kalatave betonarme, gjatësia e të cilave në vitin 1950 arriti në 460 metra linear. Ndërkaq, në Kantierin detar, pjesë e portit të Durrësit, u ndërtua barka e parë prej druri me kapacitet 90 ton.


Kësaj periudhe i përket edhe organizimi i 7 kurseve të kualifikimit për punonjësit në profesionet: mekanik, vinçier, punëtor ngarkim-shkarkimi, motoristë, kapitenë, karpientierë, kallafatorë dhe spontatorë.
174 pjesmarrës i ndoqën dhe u çertifikuan në këto kurse.
Në vitin 1949 u ngrit edhe vinçi i parë, një mjet ngritës i vjetër, të cilin e riparuan vetë teknikët e portit.