Informacion mbi Aktivitetin Tregtar në Portin e Durrësit 

19.11.2025

Mëngjesin e sotëm, operacionet në Portin e Durrësit janë zhvilluar normalisht, me të gjitha shërbimet në funksion të plotë. 

  • · Infrastruktura portuale, si ajo energjetike ashtu edhe hidrike, po funksionon pa asnjë problem teknik. 
  • · Shërbimet e Emergjencave dhe Sigurisë Portuale janë në gatishmëri të plotë dhe po operojnë sipas procedurave standarde. 
  • · Aktiviteti tregtar dhe proceset e përpunimit portual po vijojnë pa pengesa, duke garantuar ritëm të qëndrueshëm operativ. 

Gjithashtu, tragetet e nisur një natë më parë nga portet italiane kanë mbërritur sipas orareve të planifikuara. Proceset e përpunimit dhe lëvizjes së pasagjerëve janë kryer normalisht, pa shkaktuar vonesa. 

Porti i Durrësit vijon të ofrojë siguri, efikasitet dhe shërbim të pandërprerë për të gjithë përdoruesit e tij.