Gjatë muajit janar të këtij viti në Terminalin e Kontejnerëve janë përpunuar 7995 kontejnerë TEU gjithsej. Shifra është 427 kontejnerë TEU më e lartë se sa në janar të vitit 2016.
Në Sektorin e Statistikave APD mësohet se rritje të numrit të kontejnerëve ka patur si për mallrat e eksportit ashtu edhe për importet përkatësisht me 93 dhe 334 njësi kontejnerike.
Gjatë muajit janar të këtij viti në Terminalin përkatës DCT janë përpunuar 12 anije gjithsej me më shumë se 90 mijë ton mallra.
Ndërkaq në Terminalin lindor janë përpunuar 6 anije me afro 25 mijë ton, ndërsa në atë të Mallrave Gjenerale janë përpunuar 18 anije gjithsej me afro 45 mijë ton mallra.
Në të njejtën periudhë në Terminalin e pasagjerëve janë përpunuar 77 tragete me mbi 51 mijë ton mallra gjithsej.