Janar-Dhjetor 2019, udhëtimi me tragete është preferuar nga 3 % më shumë pasagjerë se një vit më parë. 14 janar 2020

Gjatë vitit që kaloi tragetet e linjave Durrës – Bari, Durrës – Ankona dhe Durrës – Trieste e kthim janë shfrytëzuar nga 878,687 udhëtarë me 181 mijë autovetura gjithsej.

Sipas Sektorit të Statistikave në APD, shifrat janë përkatësisht 3 dhe 1 përqind më të larta se sa ato që u regjistruan për vitin 2018.

Nga i njejti burim mësohet, se edhe transporti i mallrave me tragete ka njohur një rritje prej 5 përqind, krahasuar me vitin paraardhës, duke arritur volumin prej mbi 916 mijë ton gjithsej.

Tragetet janë shfrytëzuar nga 70,432 kamjonë dhe 7,742 trajlerë, të cilët kanë transportuar mallra të ndryshme import-eksporti.

Gjatë vitit që lamë pas tragetet kanë kryer 1,052 lundrime vajtje-ardhje nga/drejt Durrësit, ose 42 lundrime më shumë se sa në vitin 2018.