Janar – gusht 2016: Përpunohen 347 anije dhe 717 tragete me afro 2.3 milion ton mallra

Në periudhën janar-gusht të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 347 anije tregtare dhe 717 tragete, me një vëllim të përgjithshëm prej 2.256.230 ton gjithsej.

Tragetet kanë transportuar 492.360 ton mallra, ose 1 përqind më shumë se e njejta periudhë e vitit të kaluar.

Gjatë këtyre 8 muajve janë përpunuar 1 milion e 548 mijë ton mallra importi, shifër 18 përqind më e lartë krahasuar me 8-mujorin e vitit 2015, ndërsa janë nisur me anije dhe tragete afro 708 mijë ton mallra eksporti, me një rënie prej 27 përqind.

Çimento dhe llamarinat mbeten mallrat kryesorë të eksportit, ndërsa në importet dallohen qymyri koks, tubat e çelikut, prokatet, plehrat kimike, nitrati, dhe skrapi, etj.

Në kalatën 6 janë përpunuar 131 anije me 75.329 kontejnerë me mallra të ndryshme, ose 6.472 kontejnerë më shumë se në periudhën janar-gusht 2015.