Në periudhën janar-gusht të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 377 anije dhe 680 tragete, me një vëllim të përgjithshëm mallrash prej 2.4 milion ton gjithsej.
Anijet dhe tragetet në këto 8 muaj kanë transportuar 6 përqind mallra më shumë se sa në të njejtën periudhë të vitit të kaluar, kur sasia e mallrave të përpunuara arrinte në 2 milion e 256 mijë ton gjithsej.
Eksportet kanë shënuar një rritje prej 23 përqind, ndërsa importet kanë mbëtur thuajse në të njejtat shifra me ato të periudhës janar-gusht 2016. Hekuri, çimento, qymyri koks, melamina apo plehrat kimike mbeten mallrat kryesorë të importit, ndërsa në eksportet dallohet çimento, etj.
Në 8 muajt e parë të këtij viti tragetet, bashkë me udhëtarët dhe autoveturat, kanë transportuar afro 526 mijë ton mallra të ndryshme, të ngarkuara në kamjonë dhe trajlerë, ose 7 përqind më shumë se sa në të njejtën periudhë të vitit 2016.