Janar – Gusht 2019: 648 mijë udhëtarë dhe 188 mijë automjete me tragete

udhetaret1

Janar – Gusht 2019: 648 mijë udhëtarë dhe 188 mijë automjete me tragete – 9 shtator 2019



Tragetet e linjave Durrës – Bari, Durrës – Ankona dhe Durrës – Trieste e kthim gjatë periudhës janar – gusht të këtij viti kanë transportuar më shumë udhëtarë dhe mallra se sa gjatë 8-mujorit të vitit 2018. Afro 648 mijë udhëtarë kanë preferuar tragetet nga/drejt Durrësit, në një numër 3 përqind më të lartë se sa 8-mujori janar-gusht i vitit të kaluar. Sipas Sektorit të Statistikave në Autoritetin Portual, tragetet kanë kryer 722 lundrime vajtje – ardhje gjatë kësaj periudhe, ose 33 lundrime më shumë se sa në gjatë 8 – mujorit të vitit të kaluar. Nga statistikat portuale mësohet gjithashtu se tragetet në 8 muaj kanë transportuar rreth 600 mijë ton mallra, ose 30 mijë ton se sa 8-mujori i vitit të kaluar. Ndërkaq numri i përgjithshëm i autoveturave, kamjonëve dhe trajlerëve në 8 muaj arrin në 188,053. Shifrat e udhëtarëve me tragete kanë shënuar rritje si në hyrje, ashtu edhe në dalje nga porti më i madh i vendit, duke mbetur thuajse në kuota të barabarta, 321 mijë në hyrje dhe 326 mijë në dalje nga Durrësi.

udhetaret2
udhetaret3
udhetaret5

udhetaret4