Janar-maj 2015: Përpunohen mbi 1.4 milion ton mallra, eksportet rriten me 2 përqind

Gjatë 5 muajve të parë të këtij viti eksportet në portin e Durrësit kanë shënuar një rritje prej 2 përqind në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur shifrën prej 648.412 ton mallra. Ndërkaq, janë përpunuar afro 770 mijë ton mallra importi, 6 përqind më pak se sa gjatë janar-majit 2015.

Nga të dhënat operative statistikore mësohet se vëllimi i përgjithshëm i mallrave të përpunuar gjatë periudhës janar-maj të këtij viti arrin në 1.418.437 ton, me një rënie prej 2 përqind. Në Terminalin e udhëtarëve gjatë periudhës janar – maj 2015 janë përpunuar 365 tragete, ndërsa në tre terminalet e tjerë janë përpunuar 191 anije me mallra të ndryshme.

Nga anijet tregtare janë përpunuar mbi 1 milion e 110 mijë ton mallra gjithsej, ndërsa pjesa tjetër prej afro 308 mijë ton është përpunuar nga tragetet.