Janar – maj 2019: në port përpunohen 80 mijë ton mallra më shumë se vjet

Gjatë periudhës janar – maj të këtij viti në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar afro 80 mijë ton mallra më shumë se sa në të njejtën periudhë të vitit 2018.

Shifrat janë bërë të njohura nga Sektori i Statistikave në APD, dhe sipas tyre gjatë këtyre 5 muajve nga anijet dhe tragetet e linjave janë përpunuar afro 1 milion e 645 mijë ton mallra, ose 5 përqind më shumë se sa në 5 muajt e parë të vitit 2018.

Pjesa më e madhe e mallrave, afro 70 përqind, është përpunuar nga 254 anijet tregtare që janë ankoruar në kalata gjatë 5 muajve, ndërsa 30 përqind të tjera nga kamjonët dhe trajlerët e transportuar nga tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim.