Janar – mars 2016: Tragetet, tregues pozitivë krahasuar me2015

Gjatë periudhës janar-shkurt të këtij viti tragetet e linjave kanë transportuar më shumë udhëtarë dhe mallra se sa në të njejtën periudhë të vitit 2015. Tragetet janë shfrytëzuar nga 94.966 udhëtarë shqiptarë dhe të huaj, një shifër 14 përqind më e lartë se sa 2-mujori i parë i vitit të kaluar – bën me dije sektori i statistikave të APD.

Tragetet kanë kryer 18 lundrime më shumë se sa e njejta periudhë e vitit 2015, dhe shifrat e transportit në 2 muajt e parë të këtij viti janë më të larta se sa ato të periudhës janar – shkurt 2015.

Sipas të njejtave burime, 61.667 udhëtarë janë nisur me tragete drejt porteve të Barit, Brindizit, Triestes dhe Ankonës (Itali), duke shënuar një rritje prej 12 përqind krahasuar me janar-shkurtin e vitit paraardhës. Numri i udhëtarëve në hyrje ka qenë shumë më i vogël se në dalje, vetëm 33.1299 vetë, duke regjistruar gjithsesi një rritje prej 19 përqind.

Statistikat bëjnë me dije se shifrat e udhëtarëve vendas që shfrytëzojnë tragetet kanë shënuar një rritje prej 13 përqind, dhe po aq rritje ka në shifrat e udhëtarëve të huaj që zgjedhin këtë lloj shërbimi.

Gjatë këtij 2-mujori tragetet kanë transportuar 18.856 autovetura, me 27 përqind mjete më shumë, dhe mbi 10.400 kamjonë dhe trajlerë. Sasia e mallrave ka arritur në 118.531 ton, ose 4 përqind më shumë se sa në 2 muajt e parë të vitit 2015.