Janar – Mars 2017: Melaminë, gurë mermeri dhe xhama, ja disa mallrat e importit me rritje

Melamina, gurët e mermerit dhe xhamat janë tre nga mallrat e importit, që kanë njohur përpunime në rritje në kalatat e portit të Durrësit nw periudhwn janar-mars 2017. 15 anijet me këto mallra qw mbwrritwn nw Durrws nw tre muaj, janë përpunuar në Terminalin e Mallrave Gjenerale (TMGj), i njohur edhe si Terminali perëndimor.

Sipas të dhënave operative të Sektorit të Statistikave dhe Qendrës së Informacionit në APD, gjatë periudhës janar-mars 2017 në port janë ankoruar 10 anije me melaminë, 6 nga të cilat vetëm gjatë muajit mars. Anijet janë shkarkuar kryesisht në kalatën 2 dhe sasia e mallit të përpunuar arrin në 20.519 ton.

Në kalatën 5 gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti janë shkarkuar tre anije me 9.917 ton gurë mermeri, dhe në të njejtën kalatë janë shkarkuar edhe 2 anije me 5.735 ton xhama.