Janar – mars 2017: Përpunimi i kontejnerëve, 2347 njësi TEU më shumë se në 3 muajt e parë 2016

Që nga fillimi i muajit prill në portin e Durrësit janë përpunuar 12 anije me kontejnerë. Ndërkaq gjatë 3-mujorit të parë numri i kontejnerëve (njesi kontejnerike TEU) të përpunuar është 2347 njësi më i lartë se sa e njejta periudhë e vitit 2016.

Në Sektorin e Statistikave në APD mësohet se gjatë periudhës janar-mars të këtij viti në Terminalin përkatës janë ankoruar 42 anije të specializuara gjithsej.

Numri i kontejnerëve TEU të përpunuar në 3 muaj ka arritur në 24.507, ose 2.347 kontejnerë TEU më shumë se sa në tre muajt e vitit të kaluar.

Sasia e kontejnerëve (12.461 TEU) me mallra eksporti në këtë periudhë është më e lartë se sa ajo e kontejnerëve (12.046 TEU) me mallra nga vende të huaja.