Gjatë 11-mujorit të parë të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar afro 3.4 milion ton mallra, ose 7 përqind më shumë se sa e njejta periudhë e vitit 2016.
Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se, rritje të volumit të mallrave të përpunuar në 11 muaj ka patur si në eksportet edhe në importet. Sipas të njejtit burim, eksportet kanë shënuar një rritje prej 16 përqind, duke regjistruar një sasi prej 1.241.605 ton mallra të përpunuar në 11 muaj. Ndërkaq, importet kanë arritur shifrën prej 2.157.409 ton mallra, me një rritje prej 3 përqind, krahasuar me 11-mujorin e vitit 2016.
Gjatë periudhës janar-tetor 2017 në të tre Terminalet e mallrave janë përpunuar 518 anije tregtare, ndërsa në Terminalin e Trageteve janë përpunuar 922 tragete, të cilat përveç udhëtarëve transportojnë edhe mallra me kamjonë dhe trajlerë. Mësohet gjithashtu, se nga anijet janë përpunuar 2.647.650 ton mallra për 11-mujorin, me një rritje prej 7 përqind, dhe e njejta rritje prej 7 përqind vlen edhe për tragetet, që kanë transportuar nga/drejt Durrësit 751.364 ton mallra me kamjonë dhe trajlerë