Janar – Nëntor 2019: Përpunohen 13% mallra më shumë se sa viti paraardhës.

Gjatë periudhës janar – nëntor të këtij viti në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 3,740,463 ton mallra të ndryshme, shifër 13 përqind më e lartë se sa e njëjta periudhë e vitit 2018.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se nga anijet tregtare janë përpunuar afro 2,9 milion ton mallra, ndërsa pjesa tjetër, 843 mijë ton, janë përpunuar nga tragetet e linjave Durrës – Bari, Durrës – Ankona dhe Durrës – Trieste e kthim.

Sipas të njejtit burim, eksportet e përpunuara nga anijet dhe tragetet kanë shënuar një rritje prej 2 përqind, ndërsa importet krahasuar me 11 muajt e vitit 2018 janë rritur me 18 përqind.

Gjatë periudhës janar-nëntor 2019, në të tre Terminalet e mallrave janë përpunuar 552 anije tregtare.