Janar-prill 2017: 34.560 autovetura me tragete në katër muaj

-9 përqind më shumë kamjonë dhe 5 përqind më shumë mallra-

Gjatë periudhës janar-prill të këtij viti tragetet e linjave kanë transportuar 5 përqind më shumë autovetura se sa e njejta periudhë e vitit 2016.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se në 4 muaj tragetet e linjave Durrës – Bari, Durrës – Ankona dhe Durrës – Trieste kanë transportuar 34.560 autovetura gjithsej. Numri i autoveturave me tragete është rritur në hyrje me 7 përqind, ndërsa në dalje nga Durrësi me 4 përqind.

Tragetet kanë transportuar gjithashtu edhe 261 mijë ton mallra, ose 5 përqind më shumë se sa e njejta periudha e vitit 2016.

Ndërkaq, tragetet kanë trasportuar 23.555 kamjonë dhe trajlera me mallra, me një rritje prej përkatësisht prej 9 dhe 2 përqind, krahasuar me katër muajt e parë të vitit të kaluar.

Nga të dhënat e sektorit të Statistikave, mësohet se të gjithë treguesit e transportit me tragete janë më të lartë se sa e njejta periudhë e vitit të kaluar. Vetëm numri i lundrimeve ka pësuar një rënie prej 9 përqind.

Në katër muajt e parë të këtij viti tragetet kanë kryer 297 lundrime, ose 28 më pak se sa në të njejtën periudhë të vitit të kaluar.