Janar-prill 2017 në port: Përpunohen afro 1 milion e 144 mijë ton mallra, 8 përqind më shumë se vjet

Gjatë periudhës janar-prill të këtij viti anijet tregtare dhe tragetet e linjave nga/për në Durrës kanë transportuar 8 përqind më shumë mallra, se sa e njejta periudhë e vitit 2016.

Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në APD, afro 437 mijë ton mallra të përpunuara i përkasin eksporteve, me një rritje prej 51 përqind, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

Në katër muaj importet kanë arritur në shumën prej 706.549 mijë ton, ose 8 përqind më pak se sa 4-mujori i parë i vitit 2016.

Nga anijet janë përpunuar afro 883 mijë ton mallra, ose 9 përqind më shumë se sa 4-mujori i parë 2016, ndërsa nga tragetet afro 261 mijë ton, 5 përqind më shumë se sa periudha janar-prill i vitit të kaluar.

Anijet dhe tragetet në këto katër muaj kanë transportuar 1.143.470 ton mallra gjithsej.