Janar-prill 2018 në port: Përpunohen mbi 1 milion e 230 mijë ton mallra, 8 përqind më shumë se vjet

Gjatë periudhës janar-prill të këtij viti anijet tregtare dhe tragetet e linjave nga/për në Durrës kanë transportuar 8 përqind më shumë mallra, se sa e njejta periudhë e vitit 2017.

Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në APD, afro 454 mijë ton mallra të përpunuara i përkasin eksporteve, me një rritje prej 4 përqind, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.

Në katër muaj, importet kanë arritur në shumën prej 777 mijë ton, ose 10 përqind më shumë se sa 4-mujori i parë i vitit 2017.

Nga anijet janë përpunuar afro 938 mijë ton mallra, ose 6 përqind më shumë se sa 4-mujori i parë 2017, ndërsa nga tragetet afro 293 mijë ton, 12 përqind më shumë se sa periudha janar-prill i vitit të kaluar.

Anijet dhe tragetet në këto katër muaj kanë transportuar 1.230.605 ton mallra gjithsej.