
Në kalatat e portit të Durrësit gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti janë përpunuar 691 anije tregtare me 1 miljon e 731 mijë ton mallra të ndryshme, duke shënuar një rritje të përgjithshme prej 2 përqind krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2012.
Sipas statistikave të Autoritetit portual (APD), eksportet nga porti më i madh i vendit drejt vendeve të tjera kanë patur një rritje prej 41 përqind, krahasuar me 6- mujorin e parë të vitit të kaluar.
Gjatë këtyre 6
muajve nga Durrësi janë nisur drejt porteve të tjera afro 823 mijë ton mallra,
– nënvizojnë burimet e APD-së, sipas të cilave sasia e mallrave të importuar në
të njejtën periudhë arrin në afro 903 mijë ton mallra gjithsej.
Sipas të dhënave statistikore, anijet e specializuara në këto 6 muaj të parë të vitit 2013 kanë transportuar drejt Durrësit apo anasjelltas afro 50 mijë kontejnerë me mallra të ndryshme.
Sasia e kontejnerëve të përpunuar në portin e Durrësit gjatë kësaj periudhe është 25 përqind më e lartë se sa ajo e 6-mujorit të parë të vitit paraardhës-u shprehën burimet, duke shtuar se në raport me të njejtën periudhë të vitit 2010 numri i kontejnerëve të transportuar me anije është 14.600 njësi më shumë.

