Dy jahte luksozë, njëri nga të cilët me gjatësi 107 metra, janë akostuar sot paradite perkatesisht në molin 4 dhe 5 të portit më të madh të vendit.
Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se jahti “Lana” i regjistruar në George Town mbërriti nga Kroacia, dhe do ti drejtohet më pas njërit prej porteve të Italisë, ndërsa “Gatto” i regjistruar në Valeta (Maltë) pas qëndrimit në Durrës do të vijojë lundrimin për në Kroaci.
Sipas sektorit të Statistikave, që nga fillimi i këtij viti numri i jahteve të ankoruar kryesisht në molin nr 4 ka arritur në 97.
Jahtet me gjatësi deri në 120 metra janë akostuar në pjesën qendrore të portit dhe kanë marrë shërbimet e kërkuara.
Ata qëndrojnë në Durrës mesatarisht nga 1-2 ditë.
Në kushtet e kufizimit të lundrimeve turistike për shkak të Covid 19 numri i jahteve që mbërritën në Durrës gjatë këtij sezoni veror ka qenë mjaft i kufizuar.