Në portin e Durrësit gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti janë ankoruar 207 jahte dhe velierë, nga vende të ndryshme të botës. Ato janë ankoruar kryesisht në kalatat qendrore, dhe specialistët portualë kanë bashkërenduar punën për të mos penguar përpunimin e anijeve tregtare.
Pjesa më e madhe e jahteve dhe velierëve kanë qëndruar në portin më të madh të vendit disa orë, por nuk kanë munguar rastet e qëndrimit 2-3-ditor. Drejtuesit e tyre kanë vizituar edhe qendrat muzeale dhe arkeologjike të Durrësit.
Një pjesë e jahteve janë rikthyer në port, ndërsa mjaft të tjerë kanë vijuar drejt destinacioneve të tyre.
Jahtet dhe velierët përfitojnë disa nga shërbimet portuale nga APD, ndërsa shërbimet e tjera u ofrohen nga agjencitë private.