1464 mjete lundruese të madhësive dhe destinacioneve të ndryshme janë ankoruar gjatë 9 muajve të parë të këtij viti në portin më të madh të vendit. Mes tyre në kalata janë ankoruar dhe kanë marrë shërbimet e tyre 271 jahte e velierë turistikë si dhe 5 kroçera me turistë nga vende të ndryshme. Po ashtu, në Terminalin e Udhëtarëve janë përpunuar 766 tragete.
Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se në Terminalin Perëndimor janë përpunuar 178 anije gjithsej, çka përbën edhe numrin më të madh të anijeve të përpunuara në 9 muaj, krahasuar me të dy Terminalet e tjerë të përpunimit të anijeve tregtare.
Në Terminalin Lindor janë përpunuar 95 anije dhe në atë të Kontejnerëve 149 anije të tjera. Numri i përgjithëshëm i anijeve tregtare të përpunuara në të tre Terminalet në periudhën janar-shtator arrin në 422 anije gjithsej. Gjatë 9 muajve të vitit 2017 në port janë përpunuar 2.7 milion ton mallra gjithsej, si dhe 743 mijë udhëtarë