Në 9 muajt e parë të këtij viti, bashkë me udhëtarët dhe autoveturat, tragetet kanë transportuar 596.562 ton mallra të ndryshme, të ngarkuara në kamjonë dhe trajlerë. Krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar rritja e volumit të mallrave ka qenë 7 përqind – bëjnë të ditur nga Sektori i Statistikave në APD. Megjithëse numri i lundrimeve ka qenë 4 përqind më i vogël, sasia e udhëtarëve, mallrave dhe mjeteve të transportuara me tragete ka qenë më e lartë – shtuan burimet.
Në periudhën janar-shtator të këtij viti tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona – Trieste e kthim kanë transportuar afro 54 mijë dhe trajlerë të ngarkuar me mallra të ndryshme, ose 9 përqind më shumë se sa gjatë së njejtës periudhë të vitit 2016.
Sasia e mallrave në hyrje arrin në 373.667 ton, ndërsa në dalje nga Durrësi me mallra eksporti shkon në 222.895 ton.