Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona – Trieste e kthim kanë transportuar më shumë mallra dhe më shumë udhëtarë se sa në të njejtën periudhë të vitit 2016.
Tragetet janë shfrytëzuar nga 743.385 udhëtarë shqiptarë dhe të huaj gjithsej, një shifër 6 përqind më e lartë se sa 9-mujori i parë i vitit të kaluar – bën me dije Sektori i Statistikave të APD.
Megjithëse ka patur një rritje prej 5 përqind, krahasuar me 9-mujorin e vitit të kaluar, numri i udhëtarëve në hyrje mbetet më i ulët se sa ai i udhëtarëve, mbi 395 mijë, që nisen nga Durrësi drejt porteve të Adriatikut perëndimor.
Në të njejtën periudhë tragetet kanë transportuar 156.599 autovetura, ose 8 përqind më shumë se se në 9-mujorin e parë të vitit 2016. Gjatë kësaj periudhe tragetet kanë kryer 766 lundrime gjithsej.