Janar – tetor 2016, në port ankorohen 218 jahte turistike

-I njejti numër jahtesh gjatë gjithë vitit 2015 –

Që nga fillimi i vitit 2016 deri në fund të muajit tetor në kalatat e portit të Durrësit, përveç 875 trageteve, 23 kroçerave dhe 433 anijeve tregtare, janë ankoruar 218 jahte turistike, drejtuesit e të cilave pasi kanë marrë shërbimet përkatëse kanë vizituar edhe qytetin-port.

Nga sektori i Statistikave, mësohet se numri i jahteve që kanë mbërritur në port gjatë këtyre 10 muajve është i njejtë me atë të jahteve, që u ankoruan gjatë gjithë vitit 2015, gjithsej 217 jahte nga vende të ndryshme.

“Vanille”, Kreole”, “Felton”, “Thoranng”, “Spatzle”, “Anemos”, “Oktegon”, “Kimera”, “Smile”, “Maya”, “Carpe diem”, janë disa nga emrat e jahteve me gjatësi të ndryshme dhe nga porte të ndryshme, që kanë zgjedhur të ndalojnë nga 1-6 ditë në portin më të madh të vendit tonë. Ato janë vendosur kryesisht në kalatat 1, 2, 4, apo 5 të Terminalit perëndimor, që administrohet nga APD.

Nga sektori i dispeçerisë mësohet se periudha më e ngjeshur ka qenë nga fillimi i muajit korrik deri në fund të muajit gusht 2016, kur në kalatat e portit janë ankoruar 97 jahte turistike. Sipas specialistëve portualë, kohëqëndrimi i tyre në Durrës zgjat nga 4-5 orë deri në 3-6 ditë