Janar-tetor 2016: Përpunohen 95.266 kontejnerë TEU me afro 1.26 mijë ton mallra

Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti në portin e Durrësit janë pëpunuar 95.266 kontejnerë TEU me 1.258.516 ton mallra të ndryshme gjithsej. Nga sektori i Statistikave në APD mësohet se maji, gushti dhe tetori kanë qenë muajt me numrin më të madh të anijeve dhe kontejnerëve të përpunuar. Gjatë 10 muajve të parë të këtij viti në Terminalin e kontejnerëve janë përpunuar 164 anije të specializuara, me një mesatare prej më shumë se 16 anijesh dhe 9500 kontejnerësh në muaj.

Shifrat e kontejnerëve të përpunuar gjatë së njejtës periudhë të vitit të kaluar janë 9.560 njësi kontejnerike më të ulta se sa numri i kontejnerëve të përpunuar në 10-mujorin e parë të këtij viti. 47.856 kontejnerë TEU me mallra eksporti janë nisur nga Durrësi drejt porteve të tjerë, ndërsa 47.410 të tjerë kanë mbërritur me anije dhe janë shkarkuar në portin më të madh të vendit. Sasia e Mallrave të eksportit me kontejnerë gjatë 10-mujorit të parë të kërij viti është 0.46 përqind më e lartë se sa importet.