Java e Detarisë 2024

Së bashku për detarët

                                                                         13-15 qershor 2024

Në celebrim të “Ditës Ndërkombëtare të Detarëve 2024”, për të tretin vit rradhazi, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë,  Autoriteti Portual Durrës dhe Komuniteti Rajonal i Transportit,  në partneritet me Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe Forcën Detare Shqiptare, organizojnë Javën e  Detarisë. 

Aktorët më të rëndësishëm vendas dhe të huaj të sektorit detar bëhen bashkë, për të diskutuar mbi logjistikën dhe zinxhirët e furnizimit rajonal të transportit detar, fokusuar gjithashtu edhe në e përzgjedhur nga IMO për fushatën e përvitshme në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të Detarëve”, e cila këtë vit mban logon “Së bashku për detarët”.

Përtej mirënjohjes dhe nënvizimit të rëndësisë që transporti detar dhe punonjësit e detarisë kanë, këto aktivitete shërbejnë jo vetëm si një motivim për kontributin e jashtëzakonshëm të detarëve por edhe si një platformë për të trajtuar aspekte të rëndësishmë në raport me infrastrukturën portuale, lehtësimin e tregtisë detare, ndërgjegjësimin publik mbi zhvillimet dhe problematikat e sektorit si dhe mirëqenien e komunitetit detar, si një instrument i rëndësishëm në mbarëvajtjen e tregtisë globale në rrugë detare.

Objektivi kryesor i “Javës së Detarisë” është të kultivojë një mjedis bashkëpunimi, shkëmbimi njohurish dhe ndërlidhje ndërmjet aktorëve kryesore të cilët operojnë në sektorin detar. Nëpërmjet diskutimeve interaktive, seminareve informuese, panaireve studimore dhe një sërë veprimtarish ndërvepruese, pjesëmarrësit e këtyre eventeve do të kenë mundësinë të njihen me strategjitë inovative që synojnë përmirësimin e infrastrukturës portuale dhe thjeshtëzimin e proceseve portuale, të cilat lehtësojnë tregtinë detare, promovimin e nismave ndërgjegjësuese detare dhe prioritizimin e mirëqenies së asetit tonë më të rëndësishëm: detarët. Kjo “Javë Detarie” ka për qëllim gjithashtu edhe intensifikimin e marrëdhënieve si dhe gjenerimin e partneriteteve të reja dhe solide midis akademisë, industrisë dhe organeve qeveritare, duke nxitur zhvillimin e qëndrueshëm detar dhe duke garantuar sigurinë në të gjithë fushat tona të veprimit.

Së bashku, le të vlerësojmë përkushtimin dhe sakrificat e vazhdueshme të heronjve tanë detarë, teksa përparojmë të bashkuar drejt një industrie detare më të qendrueshme, më të sigurt, më efikase dhe më të begatë.

Për të gjithë të interesuarit, të cilët dëshirojnë të bëhen pjesë e këtyre eventeve duke i ndjekur nga afër ato, tashmë mund të rregjistrohen në linkun e mëposhtëm:

http://forms.office.com/e/ZEë6LV7ZYd 

Le të lundrojmë së bashku të lidhur drejt një të ardhmeje më të ndritshme detare!