Ushtarakët e anijeve të Rojes Bregdetare “Lisus” dhe “Iliria” kanë përcjellë sot në mesditë kolegët e tyre, që shkojnë në mision në Detin Egje. Grupi i parë i ushtarakëve u nis nga porti I Durrësit më 21 nëntor të vitit të kaluar.
Në ceremoninë e organizuar në kalatën 5 të portit të Durrësit 21 ushtarakët që do të zëvëndësojnë në detyrë kolegët e tyre, të cilët përfundojnë misionin në bordin e anijes “Orikum” u përshëndetën nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Në ceremoni morrën pjesë edhe familjarë të ushtarakëve që po nisen me detyrë në kuadër të forcave të NATO-s në detin Egje. Forcat e Sigurisë portuale FSPD u kujdesën për masat e sigurisë brenda territorit të portit.