Konferenca Rajonale e Transportit Detar “Drejt një sektori detar konkurrues dhe të qendrueshëm në Ballkanin Perëndimor”/ 01 tetor 2021
Me datë 30 Shtator 2021, në ambientet e Pallatit të Kongreseve, Tiranë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Komuniteti Rajonal i Transportit dhe Autoriteti Portual Durrës, bashkë- organizuan konferencën rajonale mbi zhvillimin e transportit detar, në kuadër të Ditës Botërore të Detarisë.
Për herë të parë, të gjithë aktorët europianë dhe rajonalë të transportit detar u mblodhën në një konferencë të posaçme në Shqipëri, me pjesëmarrjen e disa Ministrave nga vendet e rajonit, drejtues nga Komisioni Europian, Organizata Botërorë Detare, Organizata Europiane e Porteve, portet kryesore të Detit Adriatik, dhe sipërmarrja e shoqëria civile si dhe Sekretaren e Përgjithshme të Organizatës Europiane të Porteve Detare(ESPO), znj. Isabelle Ryckbost.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, pas fjalës së mirëseardhjes u ndal në disa pika të rëndësishme për trasnportin detar;
Transporti
Detar në rajon: vetëm ndërlidhja me rrjetin infrastrukturor europian krijon qëndrueshmëri
Dekada e kaluar solli në vëmendje të
BE-së dhe Ballkanit Perëndimor rëndësinë
e ndërlidhjes tonë me rrjetin Europian të transportit,
Portet kanë mbetur fatkeqësisht jashtë vëmendjes së këtij procesi dhe jashtë kuadrit të bashkëpunimit mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor,
Gjatë pandëmisë e pamë se sa vulnerabël
ishte rajoni ndaj mungesës së ndërlidhjes infrastrukturore apo ndaj pengesave
burokratike,
Puna
e shkëlqyer me korridoret e gjelbërta nuk mjafton, duhet të
shkojmë më tëj për të ulur barrierat tregtare, tarifore dhe jo-tarifore, por
mbi të gjitha duhet të shkojmë përtej,
përmes projekteve që integrojnë hallkat tona logjistike.
Me punën tonë duhet ta adresojmë këtë
mangësi dhe të rikthejmë vëmendjen e BE-së, buxheteve tona dhe të institucioneve
financiare ndërkombëtare rreth atyre përparësive dhe projekteve që kanë vlerë të
shtuar në qëndrueshmërinë e zhvillimit ekonomik të rajonit,
Në kushtet e post-Pandemisë,
mungesa e një logjistike të integruar rajonale mes porteve, rrugëve dhe
hekurudhave, na mban të ekspozuar ndaj zhvillimeve tregtare dhe gjeopolitike në
anën tjetër të globit,
Pikërisht sot është e rëndësishme
për Europën të prodhojë pranë vetes dhe të integrojnë bazën e saj logjistike,
Kjo është në interesin tonë dhe të
vetë Bashkimit Europian.
Portet
si instrumente zhvillimorë dhe shtet-ndërtuese të Shqipërisë dhe rajonit: roli
i BE-së dhe institucioneve financiare për konkretizimin e projekteve konkurruese
Ka disa arsye përse zhvillimi i
infrastrukturës detare dhe portuale mund të konsiderohet strategjik për BE-në
dhe rajonin:
Portet janë integruese të bregdetit
me hinterlandin,
Portet janë investime afat-gjata që
sigurojnë rikthim,
Portet janë nyje sigurie ku veprojnë
agjencitë tona ligjzbatuese,
Portet dhe logjistika portuale janë
gjenerues punësimi,
Shqipëria
ka bërë një punë të konsiderueshme në kuadër të Procesit të Berlinit
për konkretizimin e projekteve të ndërlidhjes falë mbështetjes së BE-së dhe
WBIF: Korridori Blu, Hekurudha Tiranë/Rinas/Durrës, Rruga e Arbrit…
Por ndryshe nga dekada e kaluar, ku
shpesh herë dyshohej për kapacitetin e vendeve të rajonit për të ideuar
projekte dhe për të përthithur financime, sot jemi në një situatë krejt
ndryshe,
Sot vendet e rajonit kanë një mori
projektesh të maturuara të cilat meritojnë mbështetje. Kemi një Udhërrëfyes per Transportin Detar, të cilin e bëjmë publik
sot,
Kemi sot dhe projekte të maturuara në infrastrukturën Portuale: kemi projektin e Portit të ri tregtar të Durrësit në Porto Romano, ku çdo gjë po bëhet sipas standarteve më të larta të projektimit dhe normave mjedisore, dhe ku kemi një interes të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, Ndaj dhe shpresojmë që kjo konferencë, e cila do të jetë një pikëtakim vjetor i aktorëve të transportit detar, të kthehet në një shtysë konkrete,
Në mënyrë që Plani Ekonomik dhe i Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor të vihet në funksion të financimit të projekteve jetike dhe strategjike.
Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv Z. Pirro Vëngu në fjalën e tij hyrëse, krahas falenderimit të të gjithë të pranishmëve, parashtroi tri pika kyçe: 1-Siguria e transportit detar 2-Industria detare si burim zhvillimi ekonomik të qendrueshëm të vendit 3-Rritjen e kapaciteteve të institucioneve shtetërore dhe private në administrimin e detit dhe burimeve natyrore detare.
Autoriteti Portual Durrës dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, në rolin e bashkë-organizatorëve të konferencës, janë të angazhuar për ta kthyer sektorin detar në një shtyllë të zhvillimit të qendrueshëm ekonomik të vendit, përmes investimeve në infrastrukturën e Porteve si qendra logjistike rajonale. Shqipëria ka bërë një punë të konsiderueshme në kuadër të Procesit të Berlinit për konkretizimin e projekteve të ndërlidhjes falë mbështetjes së BE-së dhe ËBIF: Korridori Blu, Hekurudha Tiranë/Rinas/Durrës, Rruga e Arbrit. Kjo konferencë ndërkombëtare, shërbeu në mënyrë që Plani Ekonomik dhe i Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor të vihet në funksion të financimit të projekteve jetike dhe strategjike.