Korrik 2020/ Rritje graduale e transportit të mallrave me tragete

Gjatë muajit korrik tragetet linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona e kthim, përveç udhëtarëve kanë transportuar afro 76 mijë t mallra të ndryshme, duke shënuar një tjetër rritje graduale krahasuar me të dhënat mujore paraardhëse.


Brenda një muaji nga tragetet që janë akostuar në portin e Durrësit janë përpunuar 6,218 kamionë dhe 488 trailerë me mallra gjithsej.


Tragetet që mbërritën në Durrës në korrik kanë sjellë 50,427 t mallra të ndryshme, ndërsa drejt Barit dhe Ankonës janë nisur 25,538 t mallra eksporti. Gjatë muajit korrik tragetet kanë kryer 88 lundrime vajtje – ardhje nga Durrësi në drejtim të porteve italiane.