Z. Kreshnik Bajraktari është emëruar Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD. Këshilli Drejtues vendosi emërimin e z. Bajraktari pas propozimit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi “Për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Portit të Durrësit” është marrë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të APD-së, që u zhvillua dje në mesditë.
Z. Kreshnik Bajraktari së fundmi ka punuar si Këshilltar i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa vjen nga një eksperiencë e gjatë në administratën publike si ekspert në fushën e transportit.
Arsimi dhe Kualifikimi
Z. Kreshnik Bajraktari është diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinerisë Mekanike, ku ka përfunduar edhe Masterin Shkencor në profilin e “Konstruksioneve Mekanike të Mjeteve Lëvizëse”. Z. Bajraktari ka kryer gjithashtu një sërë programesh kualifikuese brenda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë me ekspertizë në fushën e Transportit në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare si Agjencia e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Japonisë (JICA) dhe Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).
* Gjatë periudhës 2023-2024, ka punuar si Inxhinier i Sistemevetë Sinjalizimit dhe Komandë-Kontrollit pranë HekurudhësShqiptare;
*2022-2023, ka mbajtur pozicionin e Inxhinierit mekanik në njësërë projektesh të Organizatës së Kombeve të Bashkuara;
*2014-2022, ka punuar si Përgjegjës i Qendrës së Kontrollit të Trafikut Urban pranë Bashkisë së Tiranës;
*2013-2014, ka punuar si Inxhinier transporti në Bashkinë e Tiranës;
*2011-2013, ka mbajtur pozicionin e Inxhinerit/ Planifikuesit të Transportit në projektin për “Planifikimin Tematik Urban të Tiranës” pranë Agiencisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Japonisë (JICA) në Tiranë;
*2014-2024, ka punuar si ekspert transporti në disa projekte dhe studime në fushën e transportit me kompani vendase dhe ndërkomëtare ;
Z. Bajraktari është njohës shumë i mirë i gjuhës angleze dhe asaj italiane.