Kreu i APD-së, Vengu: Transporti i pasagjerëve do të rikthehet kur të kemi garanci shëndetësore 08.05.2020

Porti i Durrësit ka qënë një prej institucioneve, i cili është përballur me situatën e pandemisë duke bërë kontrolle të rrepta shëndetësore në bashkëpunim me taskforcën e Ministrisë së Shëndetësise dhe Mbrojtjes Sociale, që në ditët e para të muajit Shkurt. Së bashku me kolegët e Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Kapitenerisë, Doganës dhe Policisë kufitare, kemi qënë në vijë të parë gjatë gjithë kësaj periudhe.


Jemi përpjekur t’a përballojmë situatën e pandemisë, duke ardhur në mbështetje edhe të kolegëve të porteve te tjera, të cilë e kanë ndjerë pak më tepër kufizimin e aksesit në rrugë detare. Porti i Durrësit është bërë kështu pika e konvergjencës së mallrave por edhe e të riatdhesimeve të shtetasve italianë apo të ekuipazheve rajonale që kanë ardhur përmes portit të Durrësit për të gjendur vendet e tyre në Kosove, Mal të Zi apo Maqedoninë e Veriut.


Përsa i përket rikthimit në normalitet, besoj se të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se masat e sigurisë shëndetësorë dhe mbrojtjes personale, duhet të vazhdojnë për një kohë të gjatë, pra kjo do të krijojë më shumë kohë për përpunimin e trageteve, procedurat doganore, policore etj. Pra, një rikthim në normalitet nuk nënkupton ulje të masave të mbrojtjes personale, përkundrazi ato do të vazhdojnë për muaj me radhë dhe do të bëhet një normalitet i ri.


Përsa i përket rikthimit të fluksit të pasagjerëve, i vetmi fluks që është ndërprerë për efekt të mbylljes së kufinjve me italine dhe vendeve fqinje, kjo do të bëhet në bashkëpunim me autoritetet italiane. Për momentin, të dyja qeveritë janë duke bashkëpunuar për të përcaktuar një datë nga e cila, të dy vendet do të ndiheshin komode dhe në siguri shëndetësore të plotë për të lejuar fluksin e pasagjerëve.


Ne kemi bërë dy lloj parashikimesh, për efekt edhe të përgatitjes së Autoritetit Portual, në rast se kufinjtë do të hapeshin pak më herët ose nëse arsyet shëndetësore rajonale dhe europiane do të na detyronin që për pasagjerët t’i rikthehemi normalitetit pak më vonë.
Të gjitha këto, kanë një impakt ekonomik mbi vendin dhe mbi Autoritetin Portual.
Ne jemi gati për të dy skenarët, duhet thjesht pak durim sepse lajme të mira do të vijnë në javët në vijim.

Intervistën e plotë mund t’a ndiqni: