Kroçera “Amera” me 752 turistë sot në portin e Durrësit

Sot në mengjes, në portin e Durrësit u akostua kroçera “Amera” me 752 turistë në bord.

Nga të dhënat e agjencisë së lundrimit “Intermed Shiping” pjesa më e madhe e turistëve janë nga Gjermania, 644 udhëtarë gjithsej; 86 të tjerë nga Luksenburgu, ndërsa nuk mungojnë edhe turistë nga Zvicra, Austria, Belgjika, Hollanda, Sllovenia, Italia, ShBA dhe Kanadaja.

Turistët e huaj u nisën të organizuar me autobuzë drejt qyteteve të Tiranës dhe Krujës, ndërsa një pjesë tjetër do të qëndrojë në Durrës për të vizituar qendrat muzeale dhe arkeologjike.

Anija turistike me gjatësi 204 metra lundroi gjatë natës së kaluar nga ishulli Santorini (Greqi) dhe u akostua sot rreth orës 7.30 në kalatën 5 të portit më të madh të vendit.