Kroçera eksploruese polare që u akostua sot në Portin e Durrësit/ 06 tetor 2021

Kroçiera “ULTRAMARINE” është akostuar mëngjesin e sotëm në kalatën nr. 4 të Portit të Durrësit, ndërsa lundrimi i saj i parë daton në prill të 2021.

Lundron nën flamurin e ishujve Marshall, mjeti detar luksoz është e përbërë nga konstruksion specifik për udhetime në zonat polare, në veçanti Arktikun.

Ka gjatësi 128 metra dhe gjerësi 21.5 metra, dhe është në gjendje të mbajë deri në 200 pasagjerë në bord dhe 140 anëtarë ekuipazhi në 103 kabina të dekoruara me luks dhe hapësira publike, e përshtatur për një gamë të jashtëzakonshme opsionesh aventureske.

Ka nje nga sistemet më të qendrueshme dhe bashkëkohore, i cili konverton mbetetjet në energji.

Kjo është ndalesa e saj e parë në Portin e Durrësit.