Kroçera “Regina della pace” me 178 turistë në bordin e saj mbërriti sot paradite në portin e Durrësit. Kjo është vizita e parë e një anije turistike në Durrës që në fillim të vitit. Sipas drejtuesve të agjencisë turistike, vizitorët janë kryesisht nga Kroacia, por nuk mungojnë edhe turistë nga Italia, Sllovenia, etj.
Ata kanë shfaqur interesimin e tyre për këtë udhëtim në Shqipëri, i cili po realizohet që në ditën e dytë të vitit 2014-shtuan burimet e agjencisë.
Anija turistike
“Regina della pace” mbërrin për herë të parë në portin e Durrësit. Ajo është
akostuar në kalatën nr 4 dhe turistët e organizuar me autobuzë janë nisur për të vizituar qendrat historike dhe
arkeologjike të qyteteve të Durrësit dhe
Tiranës. Kroçera ka mbërritur nga porti i Kotorrit (Mali i Zi) dhe sot në mbrëmje do të vijojë lundrimin drejt Korfuzit (Greqi). Ajo ka një gjatësi prej 139 metrash dhe shpejtësi prej 19 milje në orë. Gjatë këtij viti në portin e Durësit janë programuar një sërë vizitash të kroçerave dhe anijeve turistike.