Kroçerat drejt Durrësit, fillojnë “prenotimet” për vitin 2021

Pesë anije turistike kanë “prenotuar” këto ditë lundrimin drejt Durrësit për vitin 2021.

Numri i kroçerave që do të mbërrijnë në portin më të madh të vendit pas dy vjetësh pritet të rritet, pasi janë shtuar kompanitë turistike të interesuara për vizita në qendrat historike dhe arkeologjike të Shqipërisë – bëhet e ditur nga agjencia “Intermed Shipping”.

Përveç kroçerave “Nautica”, “Amadea” dhe “Seven Seas Mariner”, që do të jenë në Durrës pesë herë radhazi gjatë vitit 2021 pritet edhe rikthimi i anijes turistike “La Belle Dell’Adriatique”, që parashikohet të ankorohet çdo muaj në port.

Ndërkaq, nga Qendra e Informacionit në APD, për vitin 2020 bëhet e ditur se krocera “Seven seas Voyager” do të kryejë tre lundrime, ndërsa pesë të tjera do ti realizojnë kroçerat “Silver Shadow”, “Sirena”, “Amera” dhe “Seabourn Ovation”.