Gjatë dy muajve të parë të 2021, tragetet e linjave nga porti i Durrësit, kanë kryer më pak lundrime, ndërsa sasia e mallrave të trasportuar prej tyre me kamionë dhe trailera është rritur me 6 %, krahasuar me të njejtë periudhë të vitit të kaluar.
Nga të dhënat e zyrtare të Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim, kanë transportuar 137 mijë tonë mallra në dy muaj, ose ose 7,200 tonë më shumë se sa dymujori janar-shkurt i vitit 2020. Megjithëse kanë kryer tetë lundrime vajtje-ardhje më pak, tragetet që lundrojnë nga/drejt Durrësit kanë transportuar 6.225 kamionë dhe trailerë me mallra, ose 534 mjete më shumë se sa në të njejtën periudhë të viitt 2020.
Kufizimet për shkak të pandemisë nga Covid 19 në sektorin e lundrimit të trageteve kanë ndikuar në uljen drastike të numrit të udhëtarëve, ndërsa transporti i mallrave me kamionë dhe trailerë ka vijuar normalisht nën masa të rrepta shëndetësore.