09.06.2026
Në kuadër të projektit TREASURE, financuar nga programi EURO-MED, pranë Autoritetit Portual Durrës është instaluar një pajisje laboratorike lëvizëse inovative për monitorimin e cilësisë së mjedisit detar.
Pajisja mundëson identifikimin dhe analizimin e ndotjes nga hidrokarburet në basenin portual përmes teknikave të avancuara të monitorimit dhe analizës, duke ofruar rezultate më të shpejta dhe më të sakta për vlerësimin e gjendjes mjedisore.
Ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve teknike të Autoritetit Portual Durrës për mbrojtjen e mjedisit, duke mbështetur monitorimin e vazhdueshëm të ujërave portuale dhe reagimin në kohë ndaj rasteve të mundshme të ndotjes.
Përmes projektit TREASURE, APD vijon angazhimin për zbatimin e standardeve më të mira mjedisore, mbrojtjen e ekosistemit detar dhe promovimin e një zhvillimi të qëndrueshëm të aktivitetit portual, në përputhje me objektivat evropiane për transport dhe ekonomi të gjelbër.


