13 korrik 1928 – 4 tetor 2020
Qyteti i Durrësit përcjell të mërkurën në banesën e fundit regjisorin, përkthyesin dhe shkrimtarin Gjergj Vlashi.
Autoriteti Portual i Durrësit në këtë ditë të trishtuar ka një arsye më shumë për t’iu bashkuar homazheve për mjeshtrin e fjalës dhe të skenës.
Karriera e tij e gjatë dhe e suksesshme është e lidhur ngushtë me portin e Durrësit.
Siç ka shkruar në CV kohë më parë, veprimtaria e tij artistike ka nisur në portin detar menjëherë pas përfundimit të shërbimit ushtarak.
Deri në vitin 1957 ai drejtoi me shumë sukses trupën e ndërmarrjes sonë si regjisor në klubin “Mujo Ulqinaku”.
Vlashi është autor dhe regjisor i 100 premierave në Vaerietenë e Durrësit, si dhe në qytete të tjera të vendit. Njihet si “babai i varietesë shqiptare”.
Është mjafti njohur si përkthyes dhe si shkrimtar, me rreth 30 libra të publikuar me letërsi origjinale dhe me përkthime nga gjuhët gjermane, italiane, ruse, portugeze, spanjolle, etj.
Gjergj Vlashi i cili mban titujt e lartë “Nderi i Kombit, “Mjeshtër i Madh” dhe “Artist i Popullit” u lind në Durrës më 13 korrik 1928. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në qytetin e lindjes.
Autoriteti Portual Durrës shpreh ngushëllimet familjes, miqve dhe kolgëve të z. Vlashi!
Të qoftë dheu i lehtë Mjeshtër!