“Les atelier de sergy” takim bashkëpunimi me Autoritetin Portual Durrës/ 31 janar 2020

Ditën e enjte datë 30, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual priti përfaqësues të “Les Ateliers de Cergy”. Veprimtaria e organizatës së tyre konsiston në zhvillimin e qyteteve dhe hapsirave te ndryshme si një proces kolektiv, dhe me interes për ta ishte bashkëpunimi me portin e Durrësit, për të parë mundësitë se si hapsirat portuale mund të zhvilloheshin duke u hapur drejt qytetit. Mundësia për një bashkëpunim të mëtejshëm u la e hapur nga të dyja palët, duke qënë se edhe në planet e ardhshme të zhvillimit portual, bën pjesë edhe ndryshimi i qasjes së portit me qytetin. Pas mbarimit të diskutimeve, përfaqësuesit e APD-së shoqëruan përfaqësuesit e “Les Ateliers de Cergy” në terren, duke iu mundësuar atyre një vizitë në hapsirat portuale në mënyrë që të kishin një panoramë më të qartë të portit.