Maj 2019: përpunohen 50 anije dhe 81 tragete në Terminalet e portit

Në kalatat e portit të Durrësit gjatë muajit maj të këtij viti janë përpunuar 50 anije tregtare dhe 81 tragete.

Nga të dhënat operative të Qendrës së Informacionit, mësohet se brënda muajit maj 2019 në Terminalin e Kontejnerëve janë përpunuar 12.252 njësi kontejnerike TEU gjithsej.

Ndërkaq, në Terminalin Perëndimor dhe në atë Lindor është përpunuar thuajse i njejti volum mallrash, mbi 58 mijë ton për secilin terminal.

Gjatë muajit që lamë pas, në kalatat dhe sheshit e Terminalit Perëndimor janë përpunuar 22 anije, ndërsa në atë Lindor numri i anijeve të përpunuara arrin në 13 gjithsej.