Maj 2019: përpunohen 81 tragete me 40 mijë udhëtarë dhe me 7 mijë autovetura

Afro 40 mijë udhëtarë me rreth 7 mijë autovetura gjithsej kanë shfrytëzuar tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim gjatë muajit maj të këtij viti.

Numri i udhëtarëve në hyrje dhe në dalje nga porti i Durrësit gjatë muajit maj është thuajse i barabartë.

Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD, mësohet se tragetet kanë kryer 81 lundrime vajtje-ardhje, duke transportuar gjithashtu brenda një muaji edhe 83.415 ton mallra me kamjonë dhe trajlerë. Kjo është një shifër 10 përqind më e lartë se sa në maj 2018, kur tragetet transportuan 75.626 ton mallra eksport-importi gjithsej.

Gjatë muajit maj 2019 tragetet kanë transportuar 6.258 kamjonë dhe 731 trajlerë, përkatësisht 2 dhe 20 përqind më shumë se sa në të njejtin muaj të vitit paraardhës.