Maj 2020, Terminali Perëndimor/ 80 mijë t mallra të përpunuara nga 23 anije tregtare

Në Terminalin Perëndimor të portit të Durrësit gjatë muajit maj 2020 janë përpunuar 23 anije tregtare me afro 80 mijë ton mallra gjithsej – mësohet nga Sektori i Statistikave në APD.

Burimet theksuan se përpunimi i mallrave në Terminalin e Mallrave Gjenerale, siç njihet Terminali Perëndimor, ka një rritje graduale nga muaji në muaj.

Anija “Sofiya” me 9,976 t rrotativa llamarine, transit për në Kosovë, ishte anija me sasinë më të madhe të mallit gjatë këtij muaji.

Në muajin që lamë pas në Terminali Perëndimor, që administrohet nga APD, u përpunuan katër anije me çimento, tetë anije me llamarinë dhe hekur, katëranije me plehra bujqësore, etj.

Që nga fillimi i vitit 2020 në Terminalin Perëndimor janë përpunuar 114 anije tregtare gjithsej.