Mallrat e transportuara në rrugë detare, në Portin e Durrësit kryesojnë mallrat me konteinerë/ 26 shtator 2023

Janar-gusht 2023, përpunohen rreth 2, 4 milionë tonë mallra                                                                          

Porti i Durrësit vijon të mbaje performancë të lartë të përpunimit të mallrave, ndërsa sektori i konteinerëve është duke njohu rrritje sistematike.

Nga të dhënat statistikore të Autoritetit Portual Durrës, gjatë 8 muajve të parë të vitit 2023, në katër terminalet portuale janë përpunuar në total 923 mjete lundruese, të cilat kanë transportuar në rrugë detare rreth 2 milionë e 400 mijë tonë mallra. 

Peshën kryesore të volumit të mallrave të përpunuara e mbajnë importet me 1,5 milionë tonë mallra, ndërsa eksportet zënë rreth 837,720 tonë, ose përkatësisht në masat 64% dhe 36%. 

Po të njëjtat burime saktësojnë se volumin më të madh të mallrave e mban Terminali i Konteinerëve,  i cili ka reflektuar rritje në masën 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  

Në Terminalin e Trageteve po ashtu ka një rritje progressive, ku gjatë periudhës janar-gusht janë regjistruar 622,188 pasagjerë, ose 5% më shumë se janar-gusht i vitit 2022.

Sipas të dhënave zyrtare të APD-së, mësohet se 690 tragete dhe 223 anije tregtare janë përpunuar përgjatë kësaj periudhe, të cilat kanë sjellë në vendin tonë pasagjerë dhe mallra të ndryshme.