Marrëveshje bashkëpunimi qytet-port, me qëllim rritjen e përgjegjësisë sociale ndaj komunitetit

Në takimin prezantues të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të APD-së,   z. Pirro Vengu dhe Kryetares së Bashkisë Durrës, Valbona Sako, u dakordësua hartimi i një marrëveshje të posaçme  bashkëpunimi mes dy institucioneve, me qëllim rritjen e përgjegjësisë sociale ndaj komunitetit. Kreu i APD-së, theksoi rëndësinë që ka implementimi i politikave të përbashkëta mes qeverisjes lokale dhe Autoritetit Portual Durrës, për të garantuar    zhvillim të  qëndrueshëm të territorit.

 Z. Vengu shtoi se,  mbështetja e APD-së në rastet e emergjencave civile në territorin e bashkisë dhe më gjerë  nuk do të mungojë edhe në të ardhmen. Nga ana e saj, znj. Sako u shpreh e  gatshme për bashkëpunim mes dy institucioneve në mbështetje të programeve zhvillimore dhe kulturore  të qytetit, gjë e cila  do të institucionalizojë marrëdhënien e bashkëpunimit mes APD-së dhe Bashkisë së Durrësit.