Mars, prill, maj 2017: mbi 150 mijë ton në muaj të përpunuara në dy kalata

Në Terminalin e Mallrave Gjenerale (TMGj), (që njihet ndryshe edhe si Terminali Perëndimor) si dhe në Terminalin Lindor në portin e Durrësit gjatë periudhës janar – maj të këtij viti janë përpunuar 155 anije tregtare me afro 608 mijë ton mallra të ndryshme gjithsej.

Në Sektorin e Statistikave, mësohet se kjo është një shifër prej 107 mijë ton më e lartë se sa volumi i mallrave të përpunuara në këto dy Terminale gjatë së njejtës periudhë të 2016.

Vetëm gjatë muajit maj janë përpunuar afro 162.5 mijë ton mallra gjithsej, shifra më të larta se sa volumi i përpunuar gjatë dy muajve të parë të këtij viti, marrë së bashku.

Edhe në muajt mars dhe prill 2017 volumet e përpunuara në çdo muaj në dy Terminalet kryesore të mallrave kanë arritur përkatësisht në rreth 150 mijë ton.