Masa shtesë mbi protokollet e sigurisë shëndetësore , instalohen kamerat termike për matjet e temperaturës së udhëtarëve në distancë – 06 korrik 2020

Në Terminalin e Trageteve të Portit të Durrësit ka nisur implementimi i një sistemi të ri elektronik, nëpërmjet të cilit do të mundësojë matjen e temperaturës për udhëtarët.
Ky sistem synon identifikimin në kohë të shpejt të temperaturës së trupit për qytetarët që do të hyjnë/dalin nëpërmjet Portit të Durrësit dhe njëkohësisht mbrojten e personelit shëndetësor.

Mbrëmjen e sotme ka nisur testimi i një prej kamerave, ndërsa në vijim kamerat do të instalohen në të dy kahet e Terminalit.

Ky sistem është duke u realizuar mes Autoritetit Portual Durrës, komapanisë së mirëmbatjes elektronike Tetra Solutions dhe Koncensionarit AFTO.