Mbërrin anija me 20 mijë ton hekur, në kalata 5 anije të tjera

Sot paradite në portin e Durrësit u ankorua anija “Madrid Trader”, nga e cila do të shkarkohen afro 20 mijë ton lidhje hekuri. Anija me gjatësi 180 metra dhe kapacitet 33 mijë ton po shkarkohet në kalatën 5. Një pjesë e ngarkesës u përpunua me anë të anijes “Nereida” në radën portuale.

Ndërkaq, 5 anije të tjera me 13.800 ton mallra të ndryshme dhe 256 kontejnerë po përpunohen në kalatat 1, 2, 4, 6 dhe 10 të portit më të madh të vendit.

Anijet “Sovietskaya Rodina”, “Vita”, “Erge” dhe “MSC Jilhan” kanë sjellë në port përkatësisht 3058 ton grurë, 3049 ton melaminë, 4147 ton ure’ dhe 256 kontejnerë, ndërsa në kalatën 10 anija “Medazov Julia” po ngarkohet me 3500 ton koncentrat kromi.

Sot në mëngjes kanë mbërritur sipas grafikut nga portet e Barit dhe Ankonës tre tragete, përkatësisht “AF Francesca”, “Rigel I” dhe “AF Marina”.