Mbërrin jahti me gjatësi 63 metra

Një jaht me gjatësi 63 metra është akostuar sot në mesditë në portin e Durrësit, ndërkohë që sipas sektorit të Statistikave në APD numri i përgjithshëm i jahteve që nga fillimi i këtij viti ka arritur në 44.

Burime nga Qendra e Informacionit në APD, bëjnë të ditur se jahti “My Stella Maris” me port regjistrimi në George Town ka lundruar mbrëmjen e kaluar nga Ankona drejt Durrësit dhe më pas do ti drejtohet njërit prej porteve të Turqisë.

Që nga fillimi I këtij viti në portin më të madh të vendit janë akostuar 44 jahte të madhësive të ndryshme, të cilat pas një qëndrimi disaditor u janë drejtuar destinacioneve të tjerë.

Turistët si dhe personeli i jahteve kanë vizituar edhe qendrat muzeale dhe historike të qytetit bregdetar të Durrësit.