Melamina, përpunimi i anijeve tejkalon shifrat e vitit 2016

Që nga fillimi i muajit shtator në kalatat e portit janë përpunuar tre anije me melaminë importi, e cila shfrytëzohet në industrinë e mobilerisë.

Qendra e Informacionit në APD, bën me dije se anijet “Fara”, “Nevela” dhe “Blue Antares”nga 1-27 shtator kanë shkarkuar rreth 7430 ton melaminë, porosi e grosistëve vendas.

Sasia e melaminës së përpunuar nga anijet në portin e Durrësit gjatë 8 muajve të parë të këtij viti arrin në mbi 57 mijë ton.

Volumi i përpunuar gjatë 8 – mujorit të vitit 2017 është rreth 4400 ton më i lartë se sa ai i shkarkuar në 8 muajt e parë të vitit 2016.

Anijet me melaminë importi ankorohen dhe përpunohen kryesisht në kalatën 2.