15.04.2026
Në kuadër të projektit TREASURE, më datë 10 Prill 2026, në Autoritetin Portual Durrës u realizua faza e dytë e marrjes së 3 mostrave mjedisore (sediment dhe ujë).
Mostrat e marra do të analizohen në laboratorin e operatorit privat, për matjen e parametrave kimikë të paracaktuar. Rezultatet do të përmblidhen në dy zona evidence (LOE).
Këto analiza synojnë zhvillimin e një vlerësimi të përbashkët me partnerët e projektit TREASURE, mbi ndikimin në mjedis dhe hartimin e matricës së menaxhimit të rrezikut (qasja WOE).



